E dhimbshme: Ky është personi i cili u dogj sonte në veturën e tij

Një person është djegur brenda veturës së tij.

Gazeta NewBorn mëson se personi i cili është djegur sonte brenda veturës është Ilir Zeqiri nga Kopiliqi i Skenderajt.

Iliri ishte taksist në këtë qytet. Mësohet se ishte i martuar dhe ka lënë pas gruan dhe fëmijë.

Deri më tani nuk dihen arsyet se përse ndodhi rasti.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.