E dhimbshme: Tri vdekje brenda javës, vdes edhe vëllai i madh i heroit Ymer Alushani

0
215

Ngjarjet tronditëse në familjen e dëshmorit të kombit, Ymer Alushanit nuk kanë të ndalur.

Para disa ditësh vdiqën Miradije dhe Luan Alushani, që janë nëna dhe vëllau i Ymerit, teksa sot ka ndërruar jetë edhe vëllau i madh i tij, Ramë Alushani, shkruan lajmi.net.

Lajmi është dhënë përmes rrjeteve sociale, teksa kjo është vdekja e tretë në familjen e heroit.

Kujtojmë, se para disa ditësh, opinioni u trondit me rastin e familjes Alushani.

Nëna e Luanit, vëllait të dëshmorit të kombit nuk e kishte përballuar humbjen e djalit të saj, teksa kishte pësuar sulm nga ku më pas kishte ndërruar jetë.