E dhimbshme: Vdes foshnja 20 ditëshe nga Vushtrria

0
193

Një humbje e dhimbshme jete ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Foshnja 20 ditëshe e lindur më 13 nëntor, Rigon Ramaj, ka humbur jetën.

Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë familjari, Refik Ramaj, i cili e publikoi njoftimin në Facebook.

“Lamtumirë nipi im, Rigon!”, ka shkruar Refiku.

Deri tash nuk dihen arsyet e vdekjes së foshnjës.