E dhimbshme: Vdes tragjikisht lojtari 17-vjeçar, përpiqej të merrte topin …

Lojtari 17 vjeçar, Luke Bennet ka ndërruar jetë ditën e shtunë pas një askidenti me një shtyllë elektrike, përcjell Insporti.

Sipas raportimeve, Bennett “mund të ketë pasur kontakt me një vijë elektrike në një shtyllë metalike” teksa përpiqej të merrte një top.

Bennett kishte humbur jetën me të mbërritur në shërbimet e urgjencës, ndërkaq dy adoleshentë të tjerë të përfshirë në incident nuk ishin të lënduar rëndë.

Aktualisht është duke u zhvilluar një hetim dhe klubi ka lëshuar një deklaratë rreth vdekjes së Bennett.

Lini një Përgjigje