E ftuara nga Specialja e cila jeton në SHBA zgjedh avokat nga Kosova

Ish-luftëtarja e UÇK-së, Raimonda Rreci, në dhjetor të vitit të kaluar është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitares.
Ish-luftëtarja e UÇK-së, Raimonda Rreci është një nga të ftuarit e Speciales, nga e cila janë ftuar edhe disa nga komandantët e UÇK-së, Rrustem Mustafa, Sami Lushtaku e Sylejman Selimi.
Ajo ka bërë të ditur se nga Gjykata Speciale ishte ftuar në cilësinë e dëshmitares, raporton lajmi.net.
Raimonda Rreci e cila jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ende nuk dihet se ku do të intervistohet, në SHBA, Hagë apo në Kosovë.
Mirëpo pavarësisht se Rreci jeton në SHBA dhe ka pasur të drejtë që të angazhoj edhe avokat ndërkombëtar, ajo ka vendosur që të angazhojë avokat nga Kosova.
Siç mëson lajmi.net, Rreci e ka angazhuar Tomë Gashin si avokat mbrojtës të saj.