E jashtëzakonshmja Distria: Shkon me ippon në finale

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të ‘Grand Prix Antalya.

Xhudistja jonë ka arritur ta fitojë me ippon edhe përballjen gjysmëfinale kundër koreanes Yujeong Kang, për të kaluar në finalen e madhe të ‘Grand Prix Antalya’.

Fitorja ndaj koreanes ishte e treta për Distrian në këtë turne, ku të tri luftërat i fitoi me ippon.

Në finalen e madhe për medaljen e artë, Krasniqi do të ndeshet me garuesen nga Kazakistani, Otontsteseg Galbadrakh.