E kaluara interesante e njeriut që është futur në “thumb”: Agim Veliu dikur protestonte si VV-ja (foto)

0
922

Një fotografi e vjetër e tregon Veliun teksa ngrit zërin në rrugë, në të cilën pozitë s’është mësuar ta sheh askush, shkruan Reporteri.net.

Fotografinë e ka publikuar në Facebook, veprimtari Sali Rexhaj, derisa, i njëjti tha se daton nga shtatori i vitit 1991.

“Ajo fotografi ishte bërë gjatë protestave në mbrojtje të shkollës shqipe përballë forcave serbe”, kishte shtuar ai.

Madje, sipas Rexhajt, Veliu i LDK-së i kishte shpëtuar një atentati pikërisht në këtë ditë.

Sidoqoftë, vetë Veliu kohën e fundit kishte kritikuar VV-në për mënyrën se si protestonin, sidomos ndaj LDK-së dhe kreut të saj.