E kërcënon zyrtarin policor me mesazhe në Facebook, arrestohet i dyshuari nga Peja

Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin B.Z. nga Peja për shkak se ka kërcënuar me mesazhe një zyrtar policor.

“Sot me datë 02.12.2019, rreth orës 08:00 një zyrtar policor ka pranuar mesazhe kërcënuese përmes rrjetit social Facebook ne adresën e tij”, thuhet në komunikatën e Policisë.

“Këto mesazhe viktima- zyrtari policor i kishte pranuar nga një adresë e personit të dyshuar në po të njëjtin rrjet. Mesazhet kërcënuese kanë pasur përmbajtje kërcënimi ndaj zyrtarit policor dhe menjëherë hetuesit policor kanë identifikuar të dyshuari shtetasin B.Z. i lindur në vitin 1995 m/k.sh dhe menjëherë është bërë edhe arrestimi i tij”

I dyshuari është arrestuar dhe i është iniciuar rasti si më lartë nga prokurori i shtetit.

/Express/