E konfirmon policia: Dy persona të plagosur nga tentim-plaçkitja e armatosur në Badovc

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë mbetur të plagosur nga tentim plaçkitja në fshatin Badovc.

Personat e lënduar janë duke u trajtuar në QKUK, ndërsa thuhet se grabitësit nuk kanë arritur të plaçkitin paratë.

Sipas policisë rreth orës 16:45 ka ndodhur një tentim grabitje e armatosur ne rrugën maxhistrale Prishtine -Gjilan.

Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka filluar hetimin e rastit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rreth ores 16:45 policia ka marre informaten per nje tentim grabitje te armatosur ne rrugen maxhistrale Prishtine -Gjilan .

Menjehere pas informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndermarrjen e veprimeve te nevojshme policore.

Bazuar ne informacionet e para jane ngritur dyshimet se persona te dyshuar ne rrethana qe aktualisht po trajtohen nga policia kane shtene me arme zjarri ne drejtim te automjetit qe po kryente transportin e parave.

Per pasoje dy persona pjese e kompanise qe po kryente transportin jane plagosur dhe te njejtit jane derguar ne QKUK per trajtim mjekesor.

Te dyshuarit nuk kane arritur te kryejn grabitjen por si e tille ka mbetur ne tentative, dhe te njejtit kane ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ka filluar nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne ngjarjen me qellim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e te implikuarve.