E konfirmon Sherifi: Ky është vendimi i Ramush Haradinajt, që ne u “prishëm” me AAK-në

Shefi i deputetëve të Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se disa vendime të kryeministrit Ramush Haradinaj, krye në vete, kanë bërë që të prishen raportet me AAK-në.

Ai tha se dërgimi i një delegacioni “sekret” në takim me zyrtarët serb, për negociatat me Serbinë, pa e informuar Fatmir Limajn, ka bërë qe të ftohen raportet tona.

“Ky është momenti që janë zbehur raportet tona”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Sherifi në këtë debat me analistët, tha se Fatmi Limaj nuk kishte informata për këtë takim.

Ai derisa fliste për raportet me AAK-në, është përplasur me gazetarin Arben Ahmeti.
Derisa Ahmeti e kundërshtonte këtë argument të Sherifit, ky i fundit reagon ashpër, duke i thënë se nuk merret me llafe të çarshisë.

“Ju nuk keni integritet”, i thotë Sherifi Ahmetit, duke bërë që të rebelohet gazetari.

“Për çka nuk pasna integritet”, i tha Ahmeti Sherifit, derisa ky i fundit i tha se “s’keni integritet se s’po më leni të flas”.