E konfirmon Sylejman Selimi: Do të shkoj në Hagë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme mund të intervistohet nga Gjykata Speciale.

Ai thotë se nga Haga janë kontaktuar zyra e avokatit të tij.“Javën tjetër besoj se do të intervistohem. Nuk e di arsyen për çka do të merrem në pyetje”, tha Selimi në Pressing në T7.