E konfirmon Tomë Gashi: Hysni Gucati u arrestua dhe po dërgohet në Hagë

0
140

Avokati i OVL-UCK’së, Tomë Gashi, e ka konfirmuar se gjatë bastisjes së sotme u arrestua kryetari i organizatës, Hysni Gucati.

Kreu i veteranëve, Gucati, sipas avokatit Gashi, është arrestuar dhe pritet të transferohet në Hagë.

“Tani u arrestu nga policija e eulexit kryetari i OVL te UÇK zoti Hysni Gucati dhe do te transferohet ne Hague!”, ka shkruar Gashi.

Ai thotë se bastisjet në zyrat e OVL-UCK’së po vazhdojnë.

Nuk dihet arsyeja e arrestimit nga Eulex-it, policia e së cilit angazhohet për t’i kryer operacionet e Tribunalit Special.