E pabesueshme! Ikonat Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha u jepet lamtumira në të njëjtën ditë!

Duket e pabesueshme por është e vërtetë! Dy ikonat e muzikës shqiptare Vaçe Zela dhe Nexhmije Pagarusha përcillen për në banesën e fundit në të njëjtën ditë; 8 shkurt.

Vace Zela, artistja lushnjare që humbi jetën 6 vite më parë në Bazel të Zvicrës u përcoll me nderime e iu dha lamtumira në qytetin e saj të lindjes më 8 shkurt të 2014-ës.

Sot, 6 vite më vonë më 8 shkurt të 2020-ës arti shqiptar do të përcjellë për në banesën e fundit një tjetër mbretëreshë të muzikës shqiptare, bilbilin e Kosovës, Nexhmije Pagarusha. Artistja ka kërkuar të prehet në një ceremoni private nga miqtë e familjarët në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë.

Rastësia e pabesueshme është sjellë në vëmendje nga gazetari Eraldo Rexho përmes një postimi personal të bërë në Instagram.

“Si sot 6 vjet më parë iu dha lamtumira e fundit Vaçe Zela…Në po të njëjtën ditë i japim sot lamtumirë Nexhmije Pagarushës. Dy zërat më të mëdhenj të këngës shqipe ikën në të njëjtën ditë. E kam takuar Pagarushën pas humbjes së Vaçe Zelës dhe e kam parë të derdhë lot për të. Sot besoj se të dyja po këndojnë me ëngjëjt në Parajsë. Lamtumirë artiste!”