E padëgjuar, ndodhi në Prishtinë: Shikuesi-mjek hyn në terren dhe shpëton futbollistin

Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Prishtinës në “Fadil Vokrri”, pas një dueli me Diar Miftarajn.

Pas përplasjes së tyre, Veliu mbeti i shtrirë në fushë në agoni, derisa ambulanca dhe mjekët reaguan me nxitim.

KTV potencon se doktori i Përfaqësuesës së Kosovës, Murat Berisha – i cili ishte në tribuna -duke e shikuar ndeshjen si fans – u fut në fushë dhe i dha ndihmë duke e shpëtuar Veliajn.

Gjest fantastik nga Berisha, i cili nuk hezitoi t’i dalë në ndihmë futbollistit pas një lëndimi shumë të rëndë.