E pazakontë në këtë kohë: Bora mbulon Zvicrën, shkakton shumë telashe

Mund të duket sikur ka ardhur pranvera, megjithatë, jo në Zvicër, që këtë të enjte është zgjuar ‘e bardhë’.

Bora ka mbuluar disa rajone, kurse ka rënë edhe shi, duke vështirësuar komunikacionin, shkruan albinfo.ch.

Temperaturat parashikohen të bien prej 5 deri në 7 gradë në rajonin frankofonik dhe 2 deri 5 gradë në pjesën gjermanofolëse, shkruajnë mediat zvicerane.

Temperatura maksimale e parashikuar në Gjenevë të enjten është 7 gradë, në Cyrih është 3.9 dhe në Bazel 4.9 gradë, Bern (4) dhe Lausanne (5).

Deri të shtunën, temperaturat parashikohet të jetë dukshëm më të larta se të enjten, përcjell tutje albinfo.ch.

Megjithatë, bora ka sjellë edhe telashe, ku pasur një ndërprerë të shkurtër të trafikut në autostradën A2. Për shkak të rrezikut të ortekëve, disa rrugë komunale janë gjithashtu të mbyllura.

Gjithashtu është raportuar edhe aksidente si në Uri, Andermatt, Schattdorf, Silenen dhe Gurtnellen në mëngjes – të gjitha pa lëndime.

Në Erstfeld ndodhën dy aksidente trafiku, ku një person pësoi lëndime dhe u shtrua në spital.

Përveç kësaj, disa automjete duhej të tërhiqeshin. Arsyeja: dëbora dhe mungesa e pajisjeve të dimrit.