E pranojnë edhe serbët: Kemi humbur Kosovën

0
310

Serbët janë ndarë në dysh sa i përket çështjes së Kosovës.

Përkundër se në media prezantohet një politikë tjetër e Serbisë, një hulumtim i realizuar nga Instituti për Çështje Evropiane në Beograd e tregon të kundërtën.

Gjysma e qytetarëve të anketuar të Serbisë e kanë pranuar faktin se Kosova e ka shpallur pavarësinë më 17 shkurt 2018 dhe se Serbia e ka humbur atë, njofton klankosova. Po kaq thonë se Serbia nuk mund të kthej më integritetin dhe sovranitetin e saj në territorin e atëhershëm.

Përkundër kësaj, shumica e serbëve janë të një mendimi kur vjen puna te pranimi i pavarësisë së Kosovës në rast të mbajtjes së një referendumi.

70 për qind e tyre do të votonin kundër njohjes së pavarësisë e vetëm 6 për qind për.

Përqindja më e madhe është kur njohja e Kosovës është e lidhur me Bashkimin Evropian.

“Të dhënat tona thotë se gati gjysma e qytetarëve të Serbisë mendojnë se Kosova është e humbur dhe gati po kaq thonë se Serbia më nuk mund të ta kthej integritetit dhe sovranitetin e saj në territorin e atjeshëm”, thotë Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane në Beograd.