E pranon ish-mesfushori i Turqisë: Vedat Muriqi mund të shitet 50 milion euro

0
327

Jehona që Vedat Muriqi ka marrë javët e fundit nuk është aspak rastësi apo e pajustifikueshme. Sulmuesi shtatëlartë i Fenerbahçes po kalon një formë fantastike duke dhuruar gola po aq fanastik. Së fundmi mbi ecurinë e sulmuesit të Kosovës ka folur edhe një nga legjendat e skuadrës së Fenerbahçes.

Ridvan Dilmen është shprehur mjaft i sigurtë se sulmuesi që u ble për afro 3 milion euro, do të kushtojë pa frikë shumë herë më shumë se aq në një të ardhme të afërt.

Plot 50 milion euro ka qenë shifra marramendëse që ka caktuar ish-mesfushori turk. Kjo lidhet me karakteristikat që ka Muriq përballë portës kundërshtare. Një shifër e konsiderueshme që e bën sulmesin shqiptar të ndihet një yll europian./Shqiperia.ch/