E rrah dhe kërcënon babanë e tij, policia në kërkim të të dyshuarit

0
307

Gjatë ditës së djeshme në Prishtinë është regjistruar një rast i dhunës në familje.

Në mëngjesin e ditës së djeshme, saktësisht në ora 09:00, në Prishtinë një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht dhe është kërcënuar nga djali i tij.

Sipas njoftimit, viktima ka raportuar në Polici se djali i tij është përdorues i substancave narkotike dhe se paraqet rrezik për familjen dhe rrethin ku jeton.

Në anën tjetër i dyshuar është në kërkim të Policisë pasi që pas kryerjes së kësaj vepre ai është arratisur nga shtëpia.