E tmerrshme: Të riut kosovar që vuan nga leukemia i vidhen qantat me dokumente, ai tash nuk mund të udhëtojë për shërim në Turqi

0
154

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Qendrën Klinike Universitare, ku Blerina Boqollit, i janë vjedhur dy qanta, në njërën nga të cilat i posedonte dokumentet e djalit të sëmurë me leukemi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka bërë të ditur se me 20 janar, e kishte terminin për udhëtim drejt Turqisë, për ta shëruar djalin e saj, duke bërë lutje për personat të cilat ia kanë vjedhur qantat që t’ia kthejnë pasaportën, pasi që nuk do të mund të udhëtojë për ta shëruar djalin e saj, Ideal Boqollit.

Blerina ka lënë një numër të telefonit, ku mund ta kontaktojnë secili person që mund të ketë informacione lidhur me këtë ngjarje të turpshme.

Për të gjithë ju që hasni në këto çanta, lajmrohuni në këtë numër të telefonit: 043555300

Postimi i saj i plotë:

Sot ne mengjes isha ne QKUK pediatri, kontroll per djalin qe e kam te semure me leukemi, ne parking ne makine mu vodhen dy qanta njera e imja e krahut tjetra qante e lloptopit ne te cilen gjinden pasaportat tona dhe te gjitha analizat e dokumentet e mjekeve te Turqis ku ka ba djali transplant tpalces kurrizore, ju lutem shume per mjete monetare qe kane qene aty spo jam ngusht, vetem nese dikush i shesh rreth spitalit dokumente ne emer te Ideal Boqollit me lajmeroni, se ai qe ka mar ka mendu se ka lloptop ne qante e si duhen gje garant i hudh se skane rendesi per te si per ne, me daten 20 janar tash kemi me qu ne kontroll ne Turqi me pasaporta me krejt gjindeshin ne qanta ?

043555300 nese rasisht keni ndonje informacion