E torturuan dhe ia grabitën 1 mijë e 500 euro, rrëfehet pronari i lokalit

Ngjarja ka ndodhur në Vrellë të Komunës së Istogut, ndërsa grabitësit morën mbi 1500 euro nga dyqani i Arben Dreshajt .

Është ora 20 e mbrëmjes, ndërsa qetësia ka kapluar fshatin Vrellë të Istogut. E brenda këtij dyqani, si zakonisht po punonte pronari i tij. Por, papritmas Arben Dreshajn diçka jo e zakonshme e shqetësoi.

Një veturë me goxha shpejtësi u ndal para dyqanit të tij.

Nga këtu dolën dy persona të maskuar e të armatosur të cilët u futën në dyqan. Ata ia drejtuan armën Arben Dreshajt e shtunë në një qosh, e më pas filluan të ushtrojnë dhunë ndaj tij.

Pos që e maltretuan në këtë vend, këta grabitës nuk e lan me kaq. Ata e tërhoqën zvarrë Arben Dreshajn deri tek arka.

Këtu, siç shihet edhe në kamerat e sigurisë të siguruara nga T7, këta dy keqbërës morën edhe paratë që ishin aty.

Më pas nga këtu, me veturën që erdhën edhe u larguan nga vendi ku kryen këtë vepër. Ndërkohë, Arben Dreshaj ka rrëfyer tmerrin që përjetoi një natë më parë.

Dreshaj thotë se u mundua të rezistoj porse një gjë të tillë e kishte të pamundur. 00:41Ai tutje ka treguar edhe shumën që grabitësit ia morën në dyqanin e tij.Ndërkohë, në vend të ngjarjes kanë dalur edhe policia.

Ata Arben Dreshajn e dërguan në spital, ku mori trajtim mjekësor.01:31. Policia ka konfirmuar rastin, porse kanë bërë me dije se deri me ani nuk ka të arrestuar për këtë vepër.