E treta Komunë e cila vendos që mësimi të filloi nesër!

Pas Junikut dhe Mamushës, edhe Komuna e Deçanit ka vendosur të bojkotojë grevën e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Në Deçan nesër do të rinisë procesi mësimor.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj.
Nëpërmjet një njoftimi, të publikuar në Facebook, Ramosaj ka njoftuar se të hënën do të fillojë gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Deçanit.
“Sonte në ora 21:00, së bashku me drejtorin e DKA-së, takuam në zyrën time drejtorët e shkollave të Komunës së Deçanit. Në këtë takim të jashtëzakonshëm u dakorduam që nesër të fillojmë me procesin mësimor”, ka shkruar ai.
“Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit që të jenë në objektet shkollore sipas orarit të rregullt”, ka porositur Ramosauj.
“Kurse për nesër kam ftuar Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e Sindikatës që në ora 8:00 të jenë në takim ne zyrën e Kryetarit të Komunës, me qëllim ta tejkalojmë këtë situatë e cila pas deklaratës së Kryeministrit Haradinaj është e pa pranueshme të vazhdojë”, ka bërë të ditur ai.