E vërteta për IUTE CREDIT

0
239

Në fillim të muajit të fundit të 2019 autoritetet e Bankës Qendrore të Kosovës mbyllen institucionin mikrofinanciar IUTE CREDIT që operonte në Kosovës tash e disa vjet. Revokimi i licencës për këtë kompani e që pronarë të tyre janë disa biznesmën nga Estonia, u bë nga Banka Qendrore me arsyetimin se “kanë devijuar nga planet e biznesit”. Ky veprim i institucioneve të Kosovës zuri në befasi pronarët e kompanisë IUTE CREDIT, bashkëthemeluesit e tyre, Odën Ekonomike estoneze dhe ministrinë Punëve të Jashtme atje.

Thjeshtë, ata për këtë veprim u njoftuan përmes mediave të Kosovës.
“Bordi i BQK së duke u bazu në kompetenca ka vendosur që të revokojë regjistrimin për institucionet mikrofinanciare Monego dhe Iute CREDIT. Gjatë këtyre viteve kanë devijuar nga planet e biznesit”, këto kanë qenë fjalët e parë të drejtorit Fehmi Mehmetit nag BQZ në momentin kur dha lajmi për mbylljen e IUTE CREDIT një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Por ai tha edhe dicka shumë më të madhe sesa kjo.
“Devijimi më shqetësues ka të bëj me normën e interesit që kanë rezultu më të larta nga ajo që e kanë paraparë në plan. Normat janë jashtë çdo standardi”, kishte deklaruar Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës.
Sipas tij edhe pse IUTE CREDIT është paralajmëruar për këtë dhe ata nuk ndërmorën asnjë veprim.

“BQK është përpjek me i shty me ndërmarrë veprimet e nevojshme. Ato kanë dështu me i ndërmarrë këto veprime. Kanë paraqit rrezik edhe për stabilitetin bankar në Kosovë”, kishte thënë ai.

Pas këtij veprimi të BQK, mediat në Kosovë nxorrën në ballinat e tyre lajmin se përveç normave të larta të interest dhe kthimit të tyre, IUTE CREDIT dyshohet edhe për shpërlarje parash dhe skema piramidale.
Të shtangur e pa asnjë informatë nga kanalet zyrtare të Kosovës, qoftë BQK apo ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, autoritetet në Estoni filluan sqarimet për këtë veprim.

Ishin zyrtarët e lartë të ministrisë së Punëve të Jashtme që kërkuan përgjigje e sqarime nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës se përse IUTE CREDIT i ishte revokuar licenca e punës dhe mbyllja e kompanisë nga Estonia.

Gjithçka që morën nga ministria e Punëve të Jashtme që drejtohet nga biznesmeni Behgjet Pacolli ishte e shkurtër dhe e qartë – zbatuam ligjet, që janë në fuqi të Republikës së Kosovës.

Televizioni T7 ka qëndruar në Estoni në përpjekje për të zbardhur dritë mbi këtë rast.

Nga të gjithë të intervistuarit si zyrtarë të lartë të Odës Ekonomike të Estonisë, Ministria e Punëve të Jashtme, drejtorin gjeneral të kësaj kompanie e zyrtarë të tjerë, të gjitha janë të habitur me veprimin që kanë bërë institucionet e Kosovës.

Ata njëzëri thonë e mendojnë se respektuan striktë, ligjet dhe kushtetutën e vendit ku operuan deri para 6 dhjetorit – pra të Kosovës.

Mait Palst, Drejtor i Odes Estoneze te Tregtisë dhe Industrisë thotë se menaxherët dhe pronarët e kompanisë IUTE CREDIT janë shumë të njohur në Estoni.

Sipas tij ata kanë pasur disa biznese të ndryshme më herët dhe kanë disa biznese aktualisht, pra, menaxherët janë shumë të njohur në Estoni.
Palst rrëfen se disa kompani të tyre janë anëtare të Odës Ekonomike të Estonisë.

“Në përgjithësi, kompanitë e Estonisë janë të obliguara të zbatojnë ligjet dhe rregullat e BE-së përkitazi me pastrimin e parasë. Ne natyrisht nuk mund të mohojmë që kompanitë estoneze kanë pasë probleme me pastrim të parasë, natyrisht meqë edhe jemi shtet fqinj me Rusinë dhe me shtete tjera të lindjes. Pra, gjithmonë ka pasë synime trysni të ndryshme për ta shfrytëzuar Estoninë për pastrim parash. Mirëpo , mund të konfirmoj që viteve të fundit korniza ligjore e Estonisë e cila parandalon pastrimin e parasë është aq strikte dhe autoritetet e zbatimit të ligjit funksionojnë shumë me efikasitet, saqë kohëve të fundit ka shtete tjera ku mund të bëhen këso lloj veprimesh dhe Estonia nuk paraqet më një shtet ku diçka e tillë, si pastrimi i parasë bëhet me lehtësi”, tha Palst.

Ky zyrtar i Odës ekonomike të Estonisë kategorikisht mohon së në këtë vend mund të bëhet pastrimi

“Po. Po, ne tani analizojmë me shumë përpikëri se prej nga vijnë paratë. Sistemi bankar i Estonisë është shumë i kujdesshëm, sepse është parë se çfarë mund të jetë rezultati nëse procedurat nuk janë strikte sa duhet. Madje, kompanitë estoneze ankohen për sistemin duke thënë se është tepër strikt”, tha Palst.

Palst rrëfen se pas revokimit të licencës së punës për IUTE CREDIT kanë përcellur situatën më shumë kujdes në Kosovë.

Ai vlerëson se rasti I mbylljes së kompanisë mikrofinanciare ka efekt tek çdo kompani tjetër estoneze e cila do të ketë menduar të investojë në Kosovë.

Palst thotë se ky rast ka ndodhur, dhe arsyet nuk janë të qarta, dhe kompanitë tjera estoneze sigurisht që do ta marrin këtë si kërcënim, dhe ato pastaj, kanë dyshime, se a të investojnë apo jo në Kosovë.

Mbyllja e kësaj kompanie që operonte në Kosovës, bëri bujë të madhe në mediat në Estoni, duke mos përjashtuar këtu edhe diplomacinë estoneze.
T7 ka intervsiuar edhe gazetarin Janus Vogelberg i cili ka botuar disa shkrime në gazetën “Aripaev”, për rastin e IUTE CREDITsë.

“Me të vërtetë është shumë interesante ajo që është duke ndodhur dhe me sa kam kuptuar shumë politikan estonez janë bërë shumë aktiv për ta rregulluar situatën dhe për ta gjetur ndonjë lloj kompromisi me Bankën Qendrore të Kosovës si dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës kështu që të presim dhe shohim se çfarë do të ndodhë në lidhje me këtë situatë sepse jam shumë i interesuar se si do të zhvillohet më tutje”, tha Vogelberg.

Vogelberg ka treguar se edhe kush janë personat e IUTE Estonia që kishin vendosur të investojnë në Kosovë.

Ky gazetar thotë sipas njohurive që posedon këta investitor/biznesmen e kanë filluar biznesin e tyre me patundshmëri dhe projekte të ndërtimit dhe se posedojnë një kompani të quajtur “Orpo Bora” e cila është shumë e njohur në Estoni.

Sipas tij ata investojnë në patundshmëri në Estoni dhe personi i quajtur Tarmo Sild, gjithashtu i ka pasur disa projekte me patundshmëri në Bullgar.
Vogelberg përshkruan edhe momentin kur para një muaji kishte nxjerr një artikull në gazetën “Aripaev” për mbylljen e IUTe CREDIT në Kosovë, por pa pasur informata të mjaftueshme.

“Këtë e kam zbuluar para disa ditësh, në të vërtetë gazeta jonë “Aripaev” e ka publikuar para një muaji por si një lajm të vogël, sepse fillimisht nuk e kemi kuptuar se sa e madhe ishte kjo çështje. Po mora disa informata dhe i pranova disa letra të shkruara nga politikanët estonez të cilat ishin adresuar në Komisionin Evropian dhe i kishin shkruar edhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës”, theksoi ai.

Ai në bazë të informative që ka, nuk beson se IUTE CREDIT është e përfshirë në shpërlarje të parave dhe që pronarët e kësaj kompanie, janë të lidhur me oligarkë rusë.

“Vështirë e besueshme për mua dhe mund të them ndoshta në rastin e Letonisë por kur kemi të bëjmë me Estoninë do të isha shumë i befasuar nëse autoritetet tona financiare nuk e kanë ditur asgjë për këtë, por autoritetet Kosovare kanë pasur njohuri për këtë, kështu që mund ta paramendoj se nëse diçka e tillë ishte duke ndodhur atëherë autoritetet tona do të ishin të vetëdijshme për këtë, atëherë edhe ne mediat do ta dinim. Prandaj është e mundur, por jo me shumë gjasa”.

Ky gazetar ka folur edhe për një rast ku një bank që kishte operuar në Estoni e që ishte mbyllur për shkak të dyshimeve të bazuara se aty ishin shpërlarë miliarda euro.

“Ndoshta keni njohuri për skandalin e madh me shpëlarje të parave me “Danske Bank” nëpër të cilën kanë kaluar me miliarda euro dhe “Danske Bank” është dashur të mbyllet në Estoni dhe është larguar nga Estonia, ndërsa më pas i kemi pasur edhe disa banka me probleme tjera, kështu që pyetja në lidhje me shpëlarjen e parave është shumë e rëndësishme në Estoni dhe një dyshim sadopak i vogël se dikush është duke shpërlarë para, atëherë ka vëmendje të madhe nga ana e mediave dhe autoritetet financiare ndonjëherë e mbyllin bankën në përgjithësi, prandaj unë mendoj se kjo është e rëndësishme edhe për ne sepse ne duhet ta mbrojmë reputacionin tonë si vend ku mund të bësh biznes të mirë dhe ku nuk ka ndonjë ndikim rus”.

Në ministrinë e Punëve të Jashme të Estonisë thonë se nuk kanë qenë fare në dijeni për mbylljen e IUTE CREDIT nga ana e autoriteteve të Kosovës.
Juizi Seilenthal nga MPJ thotë se për këtë cëshjte janë njoftuar nga kompania në fjalë.

Sipas tij mnistria e jashtme nuk ka qenë adresa e parë që është njoftuar për vendimin, por që sigurisht ata ishin njoftuar nga themeluesit e IUTE CREDIT.

Por ky diplomat rrëfen se pronarët e kësaj kompanie në bazë të tregimit të tyre, kanë qenë mjaft të shqetësuar me vendimin e BQK. Madje sipas tij IUTE CREDIT është një kompani me reputacion të madh në Estoni.
Sipas tij në Estoni të gjithë i njohin se kush qëndron dhe se kush janë pronarët e sakt dhe të vetëm të kësaj kompanie. Nëse IUTE ka përzier diçka me rusët, diplomati estonez hedh poshtë çdo mundësi.

“Po, natyrisht që po, sepse në Estoni nuk është shumë vështirë që të zbulohet se kush janë pronarë të kompanisë, kështu që në këtë aspekt dua të jem i qartë dhe të them që pronar janë biznesmenë nga Estonia dhe nuk e shohim ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me ndonjë vend tjetër në lidhje me ndonjë shumë të konsiderueshme, sepse njëri nga pronarët është edhe drejtor ekzekutiv i kompanisë, njëri nga partnerët e tij dhe biznesmen Estonez që kanë qenë të përfshirë në fushat e financimit dhe kjo është e qartë”, tha Seilenthal.

Mënjeherë pas kësaj MPJ e Estonisë i ka nisur një letër MPJ së Kosovës por deri sot nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga ana e autoriteteve të Kosovës.

“Deri tani ende nuk e kemi pranuar ndonjë përgjigje, sepse letra është dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë sonë, që do të thotë pothuajse nga niveli më i lartë dhe dua ta theksoj se Ministri ynë i Punëve të Jashtme ka qenë në kontakt me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës për të njëjtën çështje. Po kanë qenë. Po kanë biseduar në telefon dhe unë isha prezent kur kanë biseduar në lidhje me këtë çështje. Na është duhur pak kohë për ta kontaktuar Ministrinë por ata kanë diskutuar në lidhje me këtë çështje. Nuk e kam dëgjuar bisedën e tij, sepse unë isha aty vetëm për ta ndihmuar Ministrin në lidhje me faktet nëse do të futeshin në detaje, por e di që Ministri juaj na premtoi që do ta shikoj se çka është në pyetje. Sipas njohurive tona, ende asgjë nuk ka ndodhur, likuidimi i kompanisë po vazhdon, ne e kemi lexuar ligjin e Bankës Qendrore e cila e mbikëqyrë degradimin dhe hapat të cilat Banka Qendrore mund ti ndërmerr dhe me sa kemi kuptuar sektori bankar nuk është i lirë dhe pa rregulla, për momentin kemi njohuri që gjatë verës dhe vjeshtës së kaluar disa brenga i janë adresuar kompanisë, që kanë qenë të nivelit I, II dhe ndoshta III dhe natyrisht, likuidimi i detyruar është zgjidhja përfundimtare dhe në mes nesh nuk ka pasur asgjë dhe kjo është shumë e çuditshme. Por sipas njohurive tona dhe konferencës për gazetarë që është mbajtur nga Banka Qendrore, ata e kanë informuar publikun që IUTE e po ashtu edhe MONEGO nga Letonia nuk e kanë respektuar planin e biznesit, sepse sipas planit të biznesit kamatat do të ishin rreth 30% ndërsa tani pas dy vitesh mesatarja ka qenë rreth 59%. Tani a është kjo arsye e mjaftueshme për Bankën Qendrore për ta mbyllur apo kjo do të duhej të ishte më e balancuar?”.

Përderisa ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë është duke pritur përgjigje nga MPJ e Kosovës me sqarime për këtë rast, para disa javësh janë ngritur disa zëra nga shoqëria civile në Estoni, ku kërkohej që Estonia do të duhej ta shqyrtoj tërheqjen e njohjes së Kosovës.
Por kjo nuk do të ndodh sipas diplomatit estonez.

“Jo, nuk mendoj që kjo çështje është diskutuar me seriozitet në nivelin qeveritar, sepse ne e kuptojmë që vendet kanë sfida të ndryshme gjatë zhvillimit të tyre dhe situata e Kosovës ka qenë posaçërisht e ndërlikuar kështu që ne e kuptojmë dhe në përgjithësi ne këtë e shohim dhe mundohemi që të ndihmojmë pasi që edhe ju e dini që procesi i integrimit evropian as për ne nuk ka qenë aq i lehtë, p.sh. nëse e bëjmë krahasimin me disa vende të Evropës qendrore, ne kemi filluar me një ngecje si ekonomike e po ashtu edhe politike dhe këtë e shohim si sukses tonin dhe mu për këtë mundohemi që ti ndihmojmë atyre që mundemi, prandaj sot nuk po flasim për atë nivel, por atë që dua ta theksoj që është shumë vështirë që në mënyrë proaktive të veproni në favor të tjerëve dhe në të njëjtën kohë ndodhin gjëra të tilla që krijojnë armiqësi të pafund në shoqëri dhe njerëzit janë të interesuar që drejtpërdrejtë ta bëjnë të kundërtën, sepse politikanët i pranojnë sinjalet nga shoqëria e tyre, por dua t’ju siguroj që sot nuk jemi duke biseduar për atë nivel. Ne shpresojmë se kjo çështje do të zgjidhet dhe shpresojmë se do të arrihet një mirëkuptim me këtë kompani, sepse siç e ceka edhe më herët ata e kanë bërë një investim të konsiderueshëm dhe mendoj që Banka Qendrore e cila i ka ndërmarrë këto veprime, do ti merr këto gjëra parasysh dhe ata pretendojnë se biznesi i tyre në Kosovë është i sigurt dhe parat janë aty, tani parashtrohet pyetja si të dalim nga kjo situatë, çfarë zgjidhje të gjendet, a ekziston mundësia që të kthehemi në një terren të mesëm”, tha ai.

Martin Valters është bashkëthemelues dhe drejtor i tregut global të huave MINTOS kompani kjo që ka një bashkëpunim të mirë me IUTE CREDIT dhe Monego por edhe 200 mijë investitorë në mbarë Bashkimin Evropian.
Valters në këtë intervistë shpjegon se si funksion kompania e tij e bashkë me to edhe IUTE CREDIT.

“Kjo do të thotë që kemi ndërtuar një treg për kredi, kjo do të thotë treg i investitorëve të cilët zakonisht janë investitorë privatë, të cilët kanë disa para tepricë dhe janë në kërkim të kthimit të investimit mund të vijnë te ne për të investuar në kredi që burojnë nga ajo që ne i quajmë kompani kreditore ose gjeneruese të kredive. Pra është platformë, le të themi se unë jam investitor dhe mund të vij tek ju dhe të investoj para në kompani, e pastaj ju mund të i përdorni ato para për të i huazuar diku tjetër, apo jo? Është brenda këtyre kornizave por paksa më ndryshe, është platformë dhe mund të shihni si çdo treg dhe karakteristika e tregut është se duhet të keni blerësin, duhet të keni shitësin dhe mallrat që shiten”.

Valters është i bindur se as IUTE CREDIT e as investitorët e tjerë asnjëherë nuk kanë pranuar para nga Rusia. Për këtë thotë se kanë qenë gjithmonë në përcjellje të gjendjes së praj ardhjes së parave.
Sipas tij investitorët janë kryesisht nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Në rregull, ashtu siç e thashë edhe më herët investitorët tanë vijnë nga bashkësia evropiane prandaj të hollat nuk vijnë nga Rusia , bazuar në rishikimet tona që i kemi bërë ndaj të gjitha kompanive e edhe kompanive me të cilat punojmë, në Kosovë domethënë “Iute” dhe “Monego” nuk kemi pas asnjë dyshim se mund të jenë përfshirë para nga Rusia. Nuk mund të komentoj për komentet e bëra nga Banka Kombëtare e Kosovës. Aktualisht kemi gjenerues të kredive që na vijnë nga 30 vende, shumë nga ta janë në bashkimin evropian, p.sh në Spanjë e kemi gjenerues të kredive nga Mbretëria e Bashkuar, kemi nga Rumania, republika Çeke, Polonia, në vendet ku jemi të stacionuar si Letonia, Estonia; gjithashtu kemi gjenerues të kredive që vijnë nga vende tjera si vendet e në zonën e Ballkanit, Kosovë, Shqipëri, Maqedoni.

Valters rrëfen se ka qenë i befasuar me vendimin e BQK të datës 6 dhjetor kur edhe u vendos revokimi i licencës për IUTE CREDIT.
Nëse BQK ka akuzuar zyrtarët apo aksionarët e IUTE CREDIT për norma të larta të interesit dhe fitim mbi 100 për qind, ata kanë pasur një shpjegim për këtë.

Pra nëse lëshohet një kredi në shumën 500 euro të cilën duhet të kthehet duke e ndarë në 12 këste x 57 euro që është e barabartë, aty përafërsisht bëjnë 600 euro, që i bjen 184 euro fitim.
Në rast se Ministria e Punëve te Jashtme apo Banak Qendrore e Kosovës nuk do të ndndërmarr ndonjë hap tjetër që mundëson rikthimin në treg të kësaj kompania mikrofinanciare, zyrtarë të lartë të Iute CREDIT kanë paralajmëruar se çështjen do ta dërgojnë në Arbitrazh.
MPJ e kontaktuar ka pasur thjesht një përgjigje – BQK dhe institucionet e tjera kanë zbatuar ligjet dhe kushtetutën që është në fuqi.