E zbulon Haradinaj: Javë më parë kishin një përplasje të ashpër me Hashim Thaçin

0
647

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth mosmarrëveshjeve të tij me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Haradinaj ka treguar se me Thaçin ka pasur një përplasje të ashpër, javë më parë.

Sipas kryeministrit, prej kur ka ndodhur kjo përplasje mes tij e presidentit, ai më nuk është takuar me të sy më sy.

“Kemi pasur një përplasje në shtëpinë e Behgjet Pacollit dhe që prej asaj dite nuk jam takuar më me Hashim Thaçin”, ka thënë Haradinaj për syri.net.

“Në fakt, ajo përplasje ka ndodhur mes meje dhe Thaçit për çështjet e Kosovës”, ka shtuar ai.

“Nuk mund të tregoj më shumë se ç’ka ndodhur në atë takim…”, ka thënë shefi i ekzekutivit.