E zë masivi shkëmbor ndërsa kulloste bagëtinë, humb jetën 52 vjeçarja

0
290

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Livadhja të rrethit të Sarandës.

Një grua 52 vjeçare ka vdekur në mënyrë aksidentale.

Shkaku i vdekjes së gruas, është bërë shkëputja e një masivi shkëmbor në këtë zonë, ndërsa gruaja ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës ndërkohë.

Prokuroria ka ngritur grupin hetimor i cili po kryen veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/ Paraprake

Rreth orës 15:15, në fshatin Zmines, Livadhja, si pasojë e shkëputjes së një masivi shkëmborë, ka gjetur vdekjen në mënyrë aksidentale shtetësia S.F., 52 vjeçe, e cila ka qenë duke kullotur bagëtitë.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale“.