Edhe 149 kosovarë kthehen sot nga Franca, Gjermania e Zvicra

Sot pritet të kthehen në Kosovë edhe 149 qytetarë nga Franca, Gjermani e Zvicra.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasada e Kosovës në Paris përmes një postimi në Facebook.

“Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq sot është njoftuar edhe për 40 kosovarë të tjerë që do të kthehen nga Kroacia me autobus që më pas do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve.