Edhe Jugu i Shqipërisë nën “pushtetin” e dëborës

0
222

Dhërmiu dhe Palasa janë dy nga destinacionet kryesore turistike të Shqipërisë gjatë verës. Fshatrat buzë Jonit, njihen për ujin e kristaltë dhe plazhin fantastik, por stina e dimrit i ka ndryshuar krejt pamjen.

Temperaturat e acarta që kanë “mbërthyer” vendin kanë bërë që dëbora të mbulojë mesditën e së premtes plazhin në të gjitha bregdetin e Jugut.

Reshjet e borës dhe temperaturat e ulëta nuk kursyen Dhërmiun e Palasën, që si rrallëherë “veshën” petkun e bardhë, duke dhuruar pamje mahnitëse.

Ndërkohë që dëbora vijon të bjerë në Jug të vendit, ARRSH informon edhe për gjendjen e rrugës në Llogara, ku duket se ka vështirësi në kalimin e automjeteve.

“Sasia e reshjeve të borës në Llogara është e intensive dhe në punë janë 3 borëpastruese e 1 fadromë. Drejtuesit e mjeteve që duhet ta përshkojnë këtë rrugë duhet t’i kenë vendosur me patjetër gomat e dimrit dhe zinxhirët në të kundër kalimi është i pamundur dhe nuk do të lejohet lëvizja mjeteve pa zinxhirë dhe goma dimri”, sqaron ARRSH.