Edhe Ligji e Statuti i Trepçës rrezikojnë dialogun!

0
538

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka ftuar sot bashkësinë ndërkombëtare që të mos e lejojë zbatimin e statusit për Trepçën që u miratua dje në Kuvendin e Kosovës.

Ai, siç njofton b92, ka thënë se statusi do të sjellë pasoja të rënda për dialogun.

“Po vazhdon përpjekja për ta rrëmbyer Trepçën. Ata që mendojnë ta bëjnë këtë, kanë ndërmend ta këpusin rrjedhën e jetës së popullit tonë”, ka thënë Gjuriq.