Edhe Liverpool kërkon Marash Kumbullën

0
128

Marash Kumbulla po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në Serie A, me Hellas Veronën ku është kthyer në një mur për skuadrat kundërshtare.

Shumë klube janë vënë në gjurmët e Kumbullës, të cilët e duan në ekipet e tyre respektive.

Pas Manchester United dhe Manchester Cityt, në skenë ka dalë dhe një tjetër skuadër angleze që kërkon shërbimet e mbrojtësit nga Malësia e Madhe.

Bëhet fjalë për Liverpoolin e Jurgen Klopp të cilët po ndjekin me shumë kujdes situatën e futbollistit shqiptar.

Sipas asaj që raporton “Mirror” në shkallët e stadiumit në ndeshjen që Verona luajti ndaj Juventusit, kanë qenë dhe skaut të Liverpoolit.

Gjithashtu mësohet se drejtuesit e klubit “të kuq”, janë duke përgatitur një ofertë për mbrojtësin gjatë merkatos së verës.

Klubi i Veronës i ka vendosur një çmim prej 25 milionë paundësh futbollistit, shifër kjo e papërfillëshme për një klub si Liverpool.