Edhe në mëngjesin e sotëm pritje të gjata në kufi

0
173

Edhe mëngjesin e sotme pritjet në Mardare për të dalë nga Kosova janë të gjata.

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova, nga kjo pikë kufitare, janë të gjata deri në 2 orë.

Kolonat në këtë pikë kufitare kanë shkuar deri në 700 metra.

Ndërsa në pikat tjera, pritjet për të dalë nga Kosova nuk janë të gjata, ato shkojnë maksimum deri në 10 minuta.

Ndërkohë për të hyrë në Kosovë, nga po kjo pikë kufitare dhe në pikat tjera, duhen vetëm 3 deri 5 minuta.