Edhe një ish-pjesëtar i UÇK-së ka mbërritur në Gjykatën Speciale për intervistim

Faton Mehmetaj ish-pjesëtar i UÇK-së është nisur për intervistim në Gjykatën Speciale.  Mehmetaj dhe avokati Koci janë parë sot bashkë në aeroportin e Prishtinës

Mëngjesin e sotëm në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” është parë Faton Mehmetaj ish-pjesëtar i UÇK-së bashkë me avokatin e tij mbrojtës Arianit Kocin. Mehmetaj është nisur për Hagë pasi ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Nuk dihet ende së në çfarë cilësie është ftuar Mehmetaj.

Që nga dërgimi i ftesave të para, nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa prej zyrtarëve të lartë të UÇK’së, në mesin e të cilëve është edhe Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.

Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, i është caktuar selia në Hagë, dhe merret me zbardhjen e krimeve të luftës, vrasjeve politike dhe krimeve tjera, që kanë ndodhur gjatë fundit të luftës dhe fillimit të paqes, përkatësisht viteve 1988-2000.

Faton Mehmetaj ka qenë pjesë e inteligjencës së UÇK’së dhe pasluftës në TMK. Aktualisht është anëtar i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.