Edhe një ish-ushtar i UÇK-së i ftuar nga Gjykata Speciale

Pas më shumë se pesë vitesh votimi nga Kuvendi i Kosovës, Gjykata Speciale ende është duke ftuar ish-pjestarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për intervistim.

Bëhet e ditur se një ftesë të tillë të enjten e ka pranuar edhe ish-ushtari i UÇK-së nga Komuna e Suharekës, Naim Kadolli.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet Kadolli në një prononcim për SuharekaOnline i cili tregoi se ftesën e ka pranuar të enjten nga zyrtarë të kësaj gjykate dhe se do të paraqitet me datën 12 dhjetor në ora 10:00.

I pyetur se në çfarë cilësie është ftuar ish-ushtari i UÇK-së, Naim Kadolli, tha se ende nuk e dinë saktë mirëpo sipas zyrtarëve që i kanë dorëzuar ftesën i është treguar se mund të jetë i ftuar në cilësinë e të dyshuarit.