Edhe një qytet gjerman ndalon makinat e vjetra me naftë

0
327

Ndalimi i makinave të vjetra me naftë në qytetin gjerman Shtutgart, i cili pasoi vendimin e gjykatës së vitit të kaluar, do të hyjë në fuqi më 1 prill.

Ajo do të zbatohet edhe për pronarët e makinave që jetojnë në qytet, njoftuan sot autoritetet e qytetit.

Sipas këtij vendimi, automjetet me dizel që nuk janë në përputhje me standardet e emetimit “Euro 4” ndalohen të lëvizin ose të parkohen në qytet.

Automjetet me motorë dizel që plotësojnë standardin e emetimit “Euro 5” ende nuk do të mbulohen, por vendimi përfundimtar do të bëhet pas testimit të emisioneve të gazrave të dëmshme në mesin e vitit 2019.

Gjykata Federale në Gjermani vendosi vitin e kaluar që qytetet mund të vendosin ndalimin e ngasjes së automjeteve me naftë në luftën kundër ndotjes së ajrit.