Edhe një Tërnocas Kampion Bote në Kickbox

Burhan Avdili është kampioni më i ri botëror në kickbox.

Mbrëmë është zhvilluar meçi për titull kampion bote në verzionin ËKU kategoria 83 kg, ndërmjet Burhan Avdilit dhe David Meduna në mbrëmjen e Gladiatorëve në Ingoldstadt të Gjermanisë.

Burhan Avdili nga Tërnoci i rritur në Gjermani, mbrëmë me merita të plota është shpallur kampion bote në këtë version dhe ka mposhtur me nokaut që në raundin e 4 Çekun.

Burhani me perspektivë dhe me këtë moral të lartë pritet që të realizoi edhe tituj të ri në verzione tjera në kickbox./jetapress