Edhe përkundër bombardimit të Xhakës, Zvicra nuk fitoi (Video)

Danimarka ka bërë një rikthim dramatik ndaj Zvicrës, ku ka arritur të barazojë rezultatin në fund të ndeshjes në 3 – 3.

Edhe pse Zvicra ishte në epërsi prej 3 – 0, Danimarka nuk u dorëzua deri në fund dhe ia arriti t’i shënoj tre herë Zvicrës brenda pak minutave, për të barazuar në 3 me 3.

Freuler hapi serinë e golave në minutën e 19-të, me rezultat 1 – 0 edhe përfundoj pjesa e parë.

Granit Xhaka me një “bombë” nga distanca thelloi epërsinë në 2 – 0 në minutën e 66 –të, për ta thelluar edhe më shume Breel Embolo në minutën e 76 –të.

Kur të gjithë menduan se Zvicra do t’i arkëtonte tre pikët, Jorgensen filloi rikthimin e madh duke shënuar në minutën e 84-të për 3 – 1, pastaj Gytkjaer shënoi në minutën e 88-të për 3 – 2, ndërsa krejt në fund në minutën e 93-të Dalsgaard barazoi gjithçka.

https://streamable.com/za0o7