Edhe punëtorët e Doganës kërkojnë ngritje pagash, paralajmërojnë veprime sindikale

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës (SPDK), shprehë shqetësimet që ka shkaktuar tek sindikalistët e Doganës, Draft Ligji i Pagave, i cili, sipas tyre, nuk po siguron një rregullim homogjen të çështjes së pagave në tërë sektorin publik dhe i njëjti ka shkaktuar pakënaqësi të punonjësit e Doganës, pasi që, siq thotë ata, propozimet e Sindikatës nuk janë marrë parasysh dhe nuk janë involvuar në këtë draft.

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës konsideron se janë shterur të gjitha format tjera për realizmin e këtyre kërkesave, edhe përkundër njoftimeve paraprake situata mbetet e njëjtë, tash e tutje SPDK do të kaloj në forma tjera të reagimit sindikal të paralajmëruara edhe medialisht ditë më parë.

“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës urgjentisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Komisionet Parlamentare dhe Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të reflektojnë dhe ndërmarrin masa të menjëhershme për rritjen e koeficientit të pagesës në Draft Ligjin e Pagave për punëtorët e Doganës, në të kundërtën veprimet sindikale të ndërmarra konformë dipozitave ligjore në vend, do të intensifikohen ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e tyre.