Edhe sot, mazhoranca në seancë, opozita në protestë

0
266
Foto ilustrim

Sot mbahet seanca plenare e radhës e Kuvendit të Shqipërisë dhe po ashtu opozita do të përcjellë mesazhet e saj në protestën jashtë godinës së Parlamentit.

Partia Socialiste pritet të miratojë ndryshimet në Komisionin e Reformës zgjedhore, zgjatjen e afatit me një muaj dhe zëvendësimin e Blerina Gjylametit me bashkëkryetarin Damian Gjiknuri.

Një zhvillim pozitiv, ndonëse një sinjal fillestar ishte vendimi i socialistëve që të mos bëjnë reformë zgjedhore pa opozitën zyrtare, qoftë ajo dhe në rolin e vëzhguesit.

Mes rreshtave, në vendimin e socialistëve për të zgjatur me një muaj afatin e Komisionit të Reformës Zgjedhore, nuk duket se do jenë pjesë e komisionit ata që sot po quhen si deputetët e opozitës së re.

Ftohet Partia Demokratike që të ketë vëzhgues për të pasur reformë zgjedhore deri më 5 maj.