Edhe United e Bayern shprehin interesim për Griezmann

Manchester United është vënë në radhë për sulmuesin e Atletico Madrid, Antonie Griezmann.

Francezi është raportuar se ka një dëshirë që të largohet nga klubi i tanishëm, shkruan Goal.

Ai ka ndarë mendjen që të largohet nga La Liga sivjet, vetëm pak muaj pas shprehjes së dëshirës së Barcelonës për të.

Përveç United, tash në alarm është edhe gjiganti gjerman, Bayern Munich.