Edi Rama: Gent Cakaj është 1000 herë më i ditur se Ilir Meta, qyqarët mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë përfshirë një një sërë replikash të ashpra, pasi kreu i shtetit vendosi të mos dekretojë Gent Cakajn në postin e ministrit të Jashtëm.

Në përgjigjen e fundit për Metën, Rama e krahason atë me “Babalen”, Albert Veliun e famshëm, duke thënë se merret paturpësish me fjalë si ai.

Rama thotë se Gent Cakaj është 1000 herë më i ditur se Meta, dhe e mbyll reagimin në Twitter pasthirrmën “Pupupu”.

“Që Presidenti ynë të shkelë Kushtetutën, godasë qeverinë, nëpërkëmbë një djalë të ri e të paktën 1000 herë më të ditur se ai, duke u marrë paturpësisht me fjalë si të ishte Dëshmitari X…Oh çfarë marre! IM me qyqarët e kadrinjtë mbrojnë Kosovën nga një shqiptar i Kosovës. Pupupu”, shkruan Rama në Twitter.

Lini një Përgjigje