Edi Rama thyen rekord me fotografinë e futbollistëve të Kosovës

Fitores së Kosovës ndaj Çekisë i është gëzuar çdo shqiptar brenda dhe jashtë kufirit politik të Republikës.

Këtij gëzimi i është bashkëngjitur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruan Indeksonline.

Ai në Facebook  ka postuar një fotografi të ekipit të Kosovës duke i quajtur Luanë.

Kjo fotografi ka thyer rekord në profilin e tij, duke marrë 30 mijë pëlqime, 618 komente dhe 257 shpërndarje.