Edon Zhegrova do të transferohet te Milani

Milan synon të sigurojë shërbimet e mesfushorit kosovar, Edon Zhegrova gjatë janarit, por ta transferojë atë në merkaton e verës.

Sipas mediave italiane, “Rossonerët” po mendojnë ta rinovojnë ekipin dhe talenti kosovar është njëri prej objektivave të gjigantit italian.

“Mondoprimavera.com” shkruan se klubi nga San Siro e ka ndërmend t’i sigurojë shërbimet e përfaqësuesit kosovar gjatë janarit, por ta lë atë të luajë në Belgjikë me Genkun deri në verë, për ta marrë më pas në Itali.

“Zhegrova është një futbollist i krahut të djathtë që luan në Genk, në klubin belg me të cilin i ka zhvilluar 11 ndeshje dhe ka realizuar 3 gola. Atë e quajnë ‘Messi i Kosovës’ për shkak të kapacitetit të tij që t’i kalojë kundërshtarët. Ai është lindur në vitin 1999 dhe duket se është afër Milanit për t’u transferuar gjatë verës”, shkruan mediumi italian.