Egjiptiani ndërtoi shtëpinë e ëndrrave duke përdorur vetëm material të ricikluar – shumicën e të cilave i mori falas (video)

Një burrë egjiptian përdori vizionin e tij mjedisor për ta bërë shtëpinë e ëndrrave të tij realitet.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Taymour El-Hadidi thotë se ai nuk mund të gjente një shtëpi të përshtatshme pasi u martua në vitin 2012, kështu që vendosi ta ndërtojë vetë.

El-Hadidi mori një pjesë të pasurisë. Ai pastaj mblodhi një ekip ndërtues, elektricistë dhe marangozë për të filluar punën për ndërmarrjen e tij eko-miqësore.

Pastaj erdhi pjesa më e vështirë – atij iu desh të mblidhte mjaftueshëm tulla, blloqe dhe shishe qelqi për të ndërtuar dyshemetë, muret dhe tavanin e shtëpisë së tij.

U desh kohë dhe përpjekje, por i shpëtoi një kostoje të madhe të ndërtimit. Shumica e materialeve të tij ishin absolutisht falas.

Megjithatë, ai u desh të shpenzonte edhe pak para, sidomos për punë, për të ndërtuar kështjellën e tij.

El-Hadidi thotë se shpreson që shtëpia e tij të frymëzojë të tjerët të ndjekin hapat e tij.