Egnatia fiton Kupën e Shqipërisë për herë të dytë radhazi

Egnatia fitoi Kupën e Shqipërisë, për herë të dytë radhazi.

Rrogozhinasit triumfuan minimalisht në finale ndaj Kukësit.

Vendosi një gol i shënuar nga Edison Ndreca në minutën e 38-të në pjesën e parë.

Në fraksionin e dytë, verilindorët iu afruan disa herë barazimit, por nuk ia dolën dot të shënojnë.

Në minutën e 79-të, Egnatia shpërdoroi edhe një penallti, me portierin Tafas, që priti gjuajtjen e Fernando-s.

Lini një Përgjigje