Ekonomisti i LDK-së ia huq keq: I dalin 152 kandidatë për deputetë

Kandidati i LDK-së për deputet, Avdullah Hoti, edhe pse shquhet si një ekonomist i mirë duket se nuk i ka punët mirë me numra.

Duke dashur ta lavdërojë listën kandidatëve për deputet të LDK-së, Hoti ka bërë një huqje të madhe.

Ai ka përmendur kandidatët me doktoraturë e magjistraturë, duke i dalur kështu plotë 152 kandidatë, e në listën e kësaj partie janë 110 kandidatë.