Ekskluzive: Arba Kokallari fiton një vend në Parlamentin e Evropës

Para disa minutave u publikuan rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Suedi për Parlamentin Evropian, shkruan Fokusi.info.

Arba Kokallari pas një fushate fantastike pushtoi Suedinë. Ajo tani ka siguruar një vend në Parlamentin Evropian, duke u bërë deputetja e parë me rrenjë shqiptare sipas rezultateve preliminare.

Partia e Arbës ka fituar 17.6 % të votave, me të cilin rezultat i fiton 4 deputetë.

Arba Kokallari u lind në Tiranë më 27 nëntor 1986. Ajo ishte mjaft aktive në partinë e moderuar Suedeze, ku udhëhoqi me rininë dhe departamentin e kulturës në qytetin e Stokholmit./Fokusi.info/