Ekskluzive: Marrëveshja AAK-PSD, çfarë parasheh ajo

0
274

Edhe pak minuta pritet të zyrtarizohet marrëveshja për koalicion parazgjedhor ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë SocialDemokrate.

Kësisoj, Gazeta Insajderi, ka siguruar marrëveshjen e arritur ndërmjet këtyre dy partive e cila paraqet pesë pika kyçe, në të cilat thuhet:

Të vendosur në mbrojtjen e sovranitetit, territorit, integritetit të institucioneve e resurseve strategjike e ekonomike të vendit, që këto të jenë në funksion të barazisë e mirëqenies së qytetarëve të republikës. Të përcaktuar për një Kosovë ndryshe ku sundon ligji e ku reformohet administratat sipas standardeve të BE-së. Të përkushtuar për Zhvillim Ekonomik e shoqërorë të qëndrueshëm. Të përqendruar në mirëqenien e qytetarëve dhe rritjes ekonomike. Të vetëdijshëm për kohën e gjatë të kaluar, ne e shohim si prioritet rritjen e hapësirës demokratike brenda sistemit tonë shtetëror”, thuhet ndër të tjera në marrëveshje.

Kjo sipas të dy partive është parë moment shumë i rëndësishëm për Kosovën, procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit dhe kompletimit të shtetësisë së Republikës Kosovës.

“Ne e shohim bashkëpunimin në mes forcave politike si të rëndësishëm e të domosdoshëm për ta fuqizuar Kosovën, karshi sfidave që e presin për t’i fuqizuar institucionet karshi përgjegjësive që këto kanë ndaj qytetarëve”, thuhet në këtë marrëveshje, duke përfunduar që AAK dhe PSD kanë arritur marrëveshje në bashkëpunim politik dhe elektoral./ Insajderi.com