Ekskluzive/ Panuçi i ikur, Duka në bisedime me Edi Rejan

Humbja me Turqinë ka lëkundur pozitat e Kristian Panuçit në krye të stolit të Shqipërisë. Starti i kësaj fushate eliminatore ka mërzitur të gjithë opinionin, pasi pas 19 vitesh kuqezinjtë e nisin me disfatë një fushatë eliminatore. Në stadium edhe njëherë janë përsëritur thirrjet kundër Panuçit, ndërsa në FSHF po mendojnë seriozisht të ndryshojnë kurs.

Burime të sigurta bëjnë me dije për BalkanWeb se presidenti i FSHF-së, Armand Duka, menjëherë pas ndeshjes është ulur në tavolinë me Edi Rejan, ish-trajnerin e Napolit dhe Atalantës. Italiani nuk drejtoj një skuadër futbolli që prej vitit 2016, ndërsa mund të jetë zëvendësuesi më i mundshëm i bashkëkombasit të tij, Panuçit, që duket se i ka orët e numëruara.