Ekskluzive: Sali Rexhepi i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale (Foto, Ftesa)

I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale sipas burimeve të Fokusi.info është ish-luftëtari i UÇK-së, Sali Rexhepi nga fshati Rashkoc i Gjakovës.

Sipas fletëthirrjes, z. Rexhepi do të dëshmojë më datën 21 maj 2019 në ora 9:00 në Hagë të Holandës, në cilësinë e të dyshuarit për kryerjen e krimeve të luftës.

Sali (Miftar) Rexhepi ka lindur më 12.07.1956 në fshatin Rashkoc të Gjakovës.

Në vitet e 90-ta, si pjesë e rezistencës aktive, u keqtrajtua brutalisht, u kërcënua me dëbim … por asnjëherë nuk u nënshtrua dhe nuk pranoi ta braktiste vendin e tij, përkundrazi aktivitetin e tij e kurorëzoi në prill të vitit 1998 duke u bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës deri në çlirimin e saj nga okupatori serb. Ai ishte fillimisht komandant i shtabit të fshatit Rashkoc. Kurse, më vonë veproi në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm, si epror i lartë. Ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Xheladin Gashit-Plakut.

Pas luftës u kthye në profesionin e mësimdhënësit dhe filloi të shkruante poezi për Dëshmorë, të cilin u detyrua ta përfundonte shumë më herët, pasi që në vitin 2014 u dënua për krime të luftës me 5 vite burgim nga EULEX-i. Ky denim u bazua në deklarata të shqipfolësve, që me deklarimet e veta e kanë pranuar në mediat tona që kanë qenë anëtar të partisë së Millosheviçit, SPS.

Pas mbajtjes së burgut në mënyrën më dinjitoze e burrërore, si i papunë që mbeti e për më tepër duke mos pranuar që t’i merr as benifitet e veteranit.

Lidhur me këtë, Fokusi.info kontaktoi me Hysni Gucatin, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i cili tha se:

“Po është e vërtetë se mbi 40 ftesa kanë ardhë.  Sapo u njoftuam edhe per Sali Rexhepin që ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale./Fokusi.info/