Me ardhjen e Panuçit në krye të Kombëtares shqiptare, ky është ndoshta eksperimenti më i madh.
Qoftë në numra, por edhe në skemën me të cilën pritet që përfaqë- suesja të marrë “fytyrën” e re të të sjellurit në fushë. Përpara janë dy kompeticionet më të rëndësishme për përfaqësuesen: Liga e Kombeve dhe sidomos Europiani.
Ky i fundit, veçanërisht për faktin se mundësitë e pjesëmarrjes janë shtuar për vetë formulën dhe skemën e funksionimit. Edhe De Biazi, në momentin që gjeti skuadrën e Kuzhesë, nisi reformimin e madh dhe në fund… ia doli. As atëherë nuk kishte emra. Po tani? A do t’ia dalë mbanë Panuçi? Premisat janë. Brumi i lojtarëve është. Mbase, jo nga më cilësorët, por të dhënat janë premtuese.
PRANVERË KUQEZI