Elbasan, përleshje me thika mes të rinjëve, një i plagosur

Një grup të rinjsh janë përfshirë në një grindje masive e cila më pas është shoqëruar me dhunë dhe përdorim të mjeteve prerëse. Për pasojë një person është qëlluar në shpatull me mjet prerës dhe ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve nga vendngjarja, i plagosuri është transportuar me urgjencë në kururgjikun e Qendrës Spitalore të Elbasanit për të marrë ndihmën mjekësore. Sipas burimeve të besueshme incidenti i rëndë mes grupit të të tinjve ka ndodhur rreth orës 22:30 dhe në të janë përfshirë të paktën katër persona dhe personi që është qëlluar me mjet prerës është 20 vjeçari Amarildo Mema.

Policia ka shoqëruar dy nga personat e përfshirë në incidentin me pasojë plagosjen për të sqaruar rrethanat e ngjarjes,ndërsa një person tjetër që dyshohet së është përdorues i lëndëve narkotike ka mundur të largohet nga vendi i ngjarjes. Paraprakisht burimet zyrtare të policisë së Elbasanit nuk kanë dhënë detaje tē tjeta rreth kësaj ngjarje të ndodhur fare pranë qendrës së këtij qyteti.