Eliminimi nga Superkupa, Barcelona merr vendimin për fatin e Valverdes

0
211

Pankina e Ernesto Valverdes nuk rrezikohet as nga eliminimi në gjysmëfinalen e Superkupës kundër Atletico Madrid. Gazeta pranë klubit blaugrana, ‘El Mundo Deportivo’ citon burime pranë skuadrës.

Sipas tyre të martën është programuar një takim mes drejtuesve të Barcelonës, por që ishte programuar që para Superkupës, dhe nuk është përfshirë në agjendë pas eliminimit në Jeddah.

Pozicioni i presidentit Bartmoeu është i qartë në këtë rast: Barcelona nuk ka ndërmend që të zëvendësojë Valverde-n në këtë fazë të sezonit. Dështimet kanë qenë jo të pakta nën drejtimin e tij, teksa në dy sezonet e fundit është eliminuar në Champions me humbje të thella në ndeshjet e kthimit, teksa ky sezon do të jetë vendimtar për ardhmen e tij.